Më pak administratë, më shumë efikasitet.

Kursim kohe

Prezenca, pushimet dhe pagat nuk mblidhen më me dorë. Ajo që zgjaste ditë, kryhet në pak minuta.

Transparencë

Punëtori e sheh vetë orarin, bilancin e pushimeve dhe fletëpagesën. Më pak pyetje, më pak keqkuptime.

Produktivitet

Ndërrimet planifikohen qartë dhe kërkesat aprovohen shpejt, kështu që ekipi punon pa ndërprerje.

Pa kartela fizike

Digjitalizoni procesin e hyrje-daljeve: nga kartelat fizike, direkt nga telefoni.

Prezenca në kohë reale

Hyrje, dalje, pauza dhe terren nga telefoni. Shihni menjëherë kush është në punë, kush vonon dhe kush mungon.

Ndërrimet & oraret

Ndërrime ditore e nate, orari javor dhe të shtunat për çdo punëtor.

Pushimet

Kërkesa, aprovime dhe bilanci i ditëve, pa letra.

Pagat

Bruto në neto, tatimi dhe Trust-i, automatikisht.

Raportet

Prezenca, vonesat, orët shtesë dhe kostoja e stafit.

Pyetjet që na bëjnë pronarët e bizneseve

Sa e sigurt është kjo platformë?

Platforma ka siguri të lartë dhe është në përputhje me Ligjin 06/L‑082 për mbrojtjen e të dhënave personale.

Sa kohë duhet për të filluar?

Brenda një dite: hapim adresën tuaj, importojmë të dhënat e stafit, vendosim lokacionet, ndërrimet dhe normat e pagave.

A duhet të blejmë server apo pajisje?

Jo. Sistemi hostohet nga ne me adresën tuaj te bittechhr.com. Punëtorët përdorin telefonin e tyre; nuk duhen pajisje për gishta apo kartela.

Si llogariten pagat?

Automatikisht nga prezenca, me tatimin sipas shkallëve, Trust-in dhe orët shtesë sipas ligjit, me pagë fikse ose sipas ditëve të punës.

Po nëse ndryshon ligji ose paga minimale?

Normat e tatimit, pensionit dhe pagës minimale ndryshohen nga paneli, pa pritur përditësim.

A funksionon për kompani me disa lokacione?

Po. Çdo lokacion ka zonën e vet GPS, dhe punëtorët mund të caktohen në lokacione dhe ndërrime të ndryshme.

Kush i sheh të dhënat tona?

Vetëm llogaritë që krijoni ju, sipas rolit. Ne kemi qasje vetëm kur na kërkoni ndihmë.

Si e mësojnë punëtorët sistemin?

Aplikacioni ka vetëm atë që i duhet punëtorit: hyrje/dalje, pushime, orari dhe fletëpagesa. Ne e trajnojmë HR-në tuaj në fillim.

Sa kushton?

Licencë vjetore sipas numrit të punëtorëve. Na shkruani dhe ju dërgojmë ofertë.

Demonstrim falas

Shihni si do të funksiononte Bittech HR në biznesin tuaj

Në një demonstrim të shkurtër ju tregojmë prezencën, pagat dhe aplikacionin e punëtorëve, me shembuj nga mënyra si punoni ju. Pa detyrime.

info [at] bittech-ks.com