Kushtet e përdorimit
Përditësuar më 07/11/2026
1. Shërbimi
Bittech HR është platformë për menaxhimin e burimeve njerëzore (prezenca, ndërrimet, pushimet, pagat, dokumentet), e ofruar nga Bittech për kompani, me licencë. Kushtet e detajuara (çmimi, numri i punëtorëve, modulet, afati, mbështetja) përcaktohen në marrëveshjen me secilën kompani.
2. Llogaritë
- Llogaritë e punëtorëve i krijon kompania punëdhënëse. Kredencialet (PIN/fjalëkalimi) janë personale dhe nuk ndahen me të tjerë.
- Regjistrimi i prezencës duhet bërë nga vetë punëtori, nga pajisja e tij dhe në vendin real të punës.
- Kompania është përgjegjëse për saktësinë e të dhënave që regjistron (pagat, kontratat, normat e tatimit) dhe për përdorimin e tyre në përputhje me ligjin.
3. Përdorimi i lejuar
Nuk lejohet: tentativa për qasje të paautorizuar, ngarkimi i përmbajtjes së dëmshme, shmangia e kufizimeve të sigurisë apo të licencës, dhe përdorimi i sistemit për qëllime të paligjshme.
4. Llogaritjet e pagave
Sistemi llogarit tatimin dhe kontributet sipas normave të konfiguruara nga administratori i kompanisë. Kompania mbetet përgjegjëse për verifikimin e pagave para pagesës dhe deklarimit.
5. Disponueshmëria dhe mbështetja
Synojmë disponueshmëri të lartë dhe backup të rregullt, por shërbimi mund të ndërpritet për mirëmbajtje ose përditësime, të cilat i planifikojmë jashtë orarit të punës kur është e mundur.
6. Privatësia
Përpunimi i të dhënave personale bëhet sipas Politikës së privatësisë dhe Ligjit 06/L-082.
7. Kontakti
Bittech · Prishtinë, Kosovë · info [at] bittech-ks.com