Politika e privatësisë
Përditësuar më 07/11/2026
Kjo politikë shpjegon si përpunohen të dhënat personale në faqen bittechhr.com, në platformën Bittech HR (adresat *.bittechhr.com) dhe në aplikacionin mobil Bittech HR (m.bittechhr.com dhe aplikacioni Android). Përpunimi bëhet në përputhje me Ligjin Nr. 06/L-082 për Mbrojtjen e të Dhënave Personale.
1. Kush është përgjegjës
- Për faqen dhe komunikimin me ne (email, WhatsApp): Bittech, Prishtinë, Kosovë (kontrollues i të dhënave).
- Për të dhënat e punëtorëve në platformë dhe në aplikacion: kontrollues është kompania punëdhënëse që përdor Bittech HR. Bittech vepron si përpunues: i hoston dhe i mirëmban sistemet sipas udhëzimeve të punëdhënësit dhe nuk i përdor të dhënat për qëllime të veta.
2. Çfarë të dhënash përpunohen
Faqja bittechhr.com
- Faqja nuk ka formularë dhe nuk mbledh të dhëna personale. Kur na shkruani me email ose WhatsApp, përdorim vetëm të dhënat që na dërgoni, për t'ju përgjigjur.
- Faqja nuk përdor cookies reklamuese apo analitike.
Platforma dhe aplikacioni Bittech HR
- Të dhënat e punësimit që regjistron punëdhënësi: emri, numri personal, kontakti, pozita, departamenti, kontrata, paga, llogaria bankare, pushimet, dokumentet dhe vërtetimet.
- Prezenca: koha e hyrjes/daljes, pauzat dhe terreni.
- Vendndodhja (GPS): merret vetëm në momentin kur punëtori regjistron hyrjen, daljen, pauzën ose terrenin, për të verifikuar nëse është brenda zonës së punës. Aplikacioni nuk e ndjek vendndodhjen në sfond.
- Fotot që ngarkon vetë punëtori (fotoja e profilit, fotoja te ankesa), të kompresuara dhe pa të dhëna vendndodhjeje (EXIF).
- Të dhëna të pajisjes dhe sigurisë: emri i pajisjes për sesionin, adresa IP dhe regjistri i hyrjeve (për mbrojtjen e llogarisë).
3. Për çfarë përdoren
- Menaxhimi i marrëdhënies së punës nga punëdhënësi: prezenca, oraret, pushimet, pagat, fletëpagesat dhe detyrimet ligjore (tatimi, kontributet).
- Siguria e sistemit: verifikimi i hyrjes, parandalimi i abuzimeve dhe gjurmët e auditimit.
- Përgjigjja ndaj kërkesave që na dërgoni nga faqja.
Të dhënat nuk shiten, nuk përdoren për reklama dhe nuk ndahen me palë të treta për qëllime marketingu.
4. Ku ruhen dhe si mbrohen
- Çdo kompani ka instalim dhe databazë të veçantë; të dhënat e kompanive nuk përzihen.
- Lidhja është gjithmonë e enkriptuar (HTTPS). Paneli i HR-së mbrohet me verifikim në dy hapa dhe opsionalisht me kufizim sipas IP-së.
- Backup-et janë të enkriptuara. Veprimet e ndjeshme regjistrohen në log auditimi.
- Aplikacioni mobil komunikon direkt me serverin e kompanisë suaj; m.bittechhr.com ruan vetëm lidhjen mes ID-së së kompanisë dhe adresës së serverit, jo të dhënat e punëtorëve.
5. Sa kohë ruhen
Të dhënat e punësimit ruhen sipas afateve që cakton punëdhënësi dhe detyrimeve ligjore (p.sh. për pagat dhe tatimet). Mesazhet që na dërgoni ruhen deri në përfundimin e komunikimit, dhe jo më shumë se 24 muaj.
6. Të drejtat tuaja
Keni të drejtë të kërkoni qasje, korrigjim, fshirje, kufizim të përpunimit dhe kundërshtim, sipas Ligjit 06/L-082. Për të dhënat e punësimit, kërkesën drejtojeni te punëdhënësi juaj (Burimet Njerëzore), sepse ai është kontrolluesi; ne e ndihmojmë të përgjigjet. Për të dhënat e faqes, na shkruani te info [at] bittech-ks.com .
Keni gjithashtu të drejtë të paraqisni ankesë te Agjencia për Informim dhe Privatësi e Republikës së Kosovës.
7. Fshirja e llogarisë në aplikacion
Llogarinë e punëtorit e krijon dhe e çaktivizon punëdhënësi. Për fshirjen e llogarisë ose të të dhënave, kontaktoni Burimet Njerëzore të kompanisë suaj ose na shkruani te info [at] bittech-ks.com , dhe kërkesa i përcillet punëdhënësit.
8. Ndryshimet
Kjo politikë mund të përditësohet. Data e përditësimit të fundit shfaqet në krye të faqes.
Kontakt: Bittech · Prishtinë, Kosovë · info [at] bittech-ks.com